Aktorja Ashley Ross ka humbur jetën në një aksident me makinë. Ashley Ross, ylli i shfaqjes “Little Women Atlanta”, ka humbur jetën në moshën 34-vjeçare. Ross e kemi njohur në rolin e saj si zonja Minnie.
Në aksident aktorja ka marrë plagë të rënda të cilave nuk ka mundur t’i mbijetojë, raporton ‘Mirror’.
Lajmin e hidhur e ka bërë me dije kompania e saj menaxhuese me anë të një postimi në emër të familjes Ross.
“Është e trishtueshme që ne të konfirmojmë në emër të familjes se Ashley Ross nuk i mbijetoi lëndimeve të aksidentit tragjik me makinë”, shkruhet në postim.
Filmi “Little Women Atlanta” tregon një grup femrash që jetojnë në Atlanta dhe përballen me shoqërinë, karrierën dhe meshkujt.