Charlize Theron luajti rolin e një nëne mbipeshë në filmin e saj të fundit të titulluar “Tully”. Projekti do të publikohet zyrtarisht muajin që vjen dhe aktorja ka pësuar një ndryshim drastik për të realizuar sa më mirë rolin e caktuar. Ajo arriti të fitojë 23 kile për vetëm 2-3 muaj dhe më pas i është nënshtruar dietës dhe ushtrimeve fizike për plot një vit e gjysëm që të rikthehej në formën e saj të mëparshme.
“Doja të ndjeja çfarë ndjente gruaja në rol dhe mendoj se ajo që bëra ishte mënyra më e mirë për të qenë pranë atij stil jetese. Ishte e rëndë për mua. Depresioni më goditi totalisht. Për herë të parë në jetën time po haja aq shumë ushqime të procesuara dhe po pija pije me shumë sheqer. Nuk ishte dhe aq argëtuese në këtë film. Ditët e para dukej bukur, sic i duket një fëmije kur e le të marrë çfarë të dojë në një dyqan. Më pas, u kthyer në diçka manuale. Ushqimi ma shpifte, por thjesht duhej të haja,” është shprehur 42 vjeçarja.