Shtëpia e Ismail Kadare, tashmë një muze që mund të vizitohet nga të gjithë!

Showbiz

Apartamenti i Ismail Kadaresë në Tiranë shumë shpejt do të kthehet në një muze ku do të mund të vizitohet nga qytetarët e Shqipërisë dhe turistët e huaj.Pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe bashkëpunimit me arkitekten e njohur italiane, Elisabetta Terragni, ka përfunduar restaurimi i gjithë ambientit ku shkrimtari i njohur i ka jetuar dhe shkruar disa nga veprat e tij të njohura.Apartamenti i cili ndodhet në Rrugën e Dibrës, do të tregojë mënyrën e jetesës së shkrimtarit duke i njohur në këtë mënyrë turistët me një pjesë të kulturës materiale dhe shpirtërore të periudhës komuniste.

“I shërben përveç tërheqjes së sa më shumë turistëve dhe zgjatjes së qëndrimit të tyre. Ismalili është produkti më i njohur “Made in Albania”. Krijohet një stacion tjetër në Tiranë jo vetëm Sheshi, liqeni, pazairi I ri, kalaja, galeria, tani shtohet edhe Shtëpia Kadare dhe më vjen shumë mirë që disa ditë më pas do kemi mundësi që dhe ta hapim”- është shprehur ndër të tjera kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak.Veliaj tha se pjesë e një projekti të tillë do të jetë gjithashtu edhe shtëpia e Dritëro Agollit.