Gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve ‘Grammy’, Rihanna u kthye në temën kryesore. Këngëtarja nga Barbados, mesa duket ka shtuar pak kile. Kjo ka mjaftuar që të gjithë të mendojnë se ajo është shtatzënë. Sipas mediave, fustani i saj në event, nxorr në pah barkun e rrumbullakët.
E ndërsa Chris Brown u shokua nga ky lajm, nuk mund të themi të njejtën gjë për RiRin. Ajo i ka pritur të gjitha këto lajme plot humor. Një burim pranë këngëtares, është shprehur:
“Ajo është duke u argëtuar me këto aludime. Përveç se nuk është shtatzënë, Rihanna nuk e ka fare në plan për momentin të mendojë për këtë gjë. Megjithatë, i rritët kuriozitetin se si mund të jetë i dashuri i saj në rolin e ”babait”. Ajo thjesht ka shtuar disa kile, e madje është mjaft e lumtur për këtë gjë.”