“Shrek 5”/ Eddie Murphy zbulon detajet për filmin e ri të Shrek

Showbiz

“Shrek” është ndoshta një ndër filmat e animuar më të preferuar në mbarë botën, nga subjekti dhe deri te batutat e personazheve. Ndonëse ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, Eddie Murphy, i cili dublon Gomarin (Donkey), është shprehur se ka bërë regjistrimet e para për këtë vit, për personazhin e tij në “Shrek 5”. “Shrek po rikthehet dhe Gomari do të ketë rolin e tij. Kështu që, do të ketë një kohë për të trajtuar raportin  mes Shrekut dhe Gomarit”, është shprehur ai në podkastin “Beverly Hills Cop: Axel Foley”.

Kanë kaluar më shumë se 2 dekada nga filmi i fundit i Shrek. 2.  Filmat e fundit ishin “Puss in Boots” (“Maçoku me çizme) dhe të gjithë prodhimet filmike sollën 1.6 miliardë dollarë fitime. Gjithsesi, po ju tregojmë se çfarë dihet deri tani për filmin e dashur nga të gjitha grupmoshat. Murphy u tregua optimist lidhur me datën e publikimit të “Shrek 5”, duke thënë se filmi mund të publikohet vitin e ardhshëm. “Mendoj se do të dalë në vitin 2025 dhe më pas, do të kemi një sezon të ardhshëm”. Megjithatë, pritet ende konfirmimi nga “DreamWorks Animation” dhe “Universal”.

Pyetjes se kush do të jetë pjesë e kastit, Eddie Murphy iu përgjigj se  ai vetë do të vazhdojë të dublojë  zërin e Gomarit. Shrek do të vazhdoj të lexohet nga Mike Myers dhe Fiona nga Cameron Diaz. Gjithashtu aktori I famshëm ka zbuluar se për çfarë tregohet në “Shrek 5”! Ende nuk ka detaje për historinë e filmit, por njerëzit, bazuar në historikun e filmave, mendojnë se sërish do të prezantohemi me aventurat e reja të Shrek-ut në tokën magjike të “Far Far Away” dhe sigurisht, nuk do të mungojnë situatat komike, batutat, dhe as momentet prekëse.