Shqiptarja, një nga të veshurat më mirë në “Brit Awards”

Showbiz

largea_d24u02a161456424414.jpg

Ajo është një nga talentet e reja të muzikës në Britani, por stili i saj dhe veshja ka tërhequr vëmendjen e ikonave të modës. Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, u shpall një ndër personazhet e veshura më bukur në tapetin e kuq të ceremonisë së “Brit Awards”.

E veshur me një fustan të zi lëkurë, të stilistit Aleksandër Wang, Dua dukej thjesht perfekte. Ajo kishte ruajtur stilin e saj origjinal, flokët e lëshuara dhe një grim të lehtë.

Edhe pse në natën e djeshme, Dua ishte thjesht një e ftuar, ajo i ka premisat që vitin e ardhshëm të kthehet në një nga protagonistet e “Brit Awards”.