Ish-missi i njohur shqiptar, Almeda Abazi ka gjetur sërish kohën për të kaluar pak orë duke ju përgjigjur kuriozitetit të ndjekësve në ‘Instagram’. Një nga pyetjet më interesante që ju drejtua lidhej me gjuhën shqipe. “A do t’ia mësosh gjuhën shqip djalit?”,- e pyet një nga ndjekësit Almedën. “Sigurisht, do mundohem t’i flas vetëm shqip”,-u përgjigj bukuroshja e ekranit.
Almeda është e martuar me aktorin turk, Tolgahan dhe jetën e saj e ka ndërtuar në Turqi, por kjo siç duket nuk do ta ndalojë që t’i mësojë djalit që vjen në jetë së shpejti, gjuhën shqipe edhe pse larg vendlindjes. Moderatorja e ka treguar shpesh lidhjen e fortë që ka me Shqipërinë, jo më kot e viziton sa herë i jepet mundësia.