Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman pritet të bëhen prindër për herë të parë brenda pak ditësh. Djali i tyre, i cili do të quhet Efehan, do të vijë shumë shpejt në jetë, duke i dhënë një tjetër botëkuptim jetës së prindërve të tij.
Duke qenë gjithmonë e hapur me pyetjet rreth shtatzënisë së saj, Almeda ka zbuluar një tjetër detaj që do ua ngrohë zemrën të gjithë fansave të bukuroshës. E pyetur se çfarë gjuhe do t’i mësojë djalit të flasë, Alemda ka thënë se sigurisht që shqip.”Do mundohem t’i flas vetëm në shqip, turqishten ja kam lënë Tolgës,” ka thënë bukuroshja shqiptare.