Dy prej të dashurave të princ Harry-t, Chelsy Davy dhe Cressida Bonas kanë qenë të ftuara në dasmën e shumëpërfolur. Ndërsa Chelsy ishte emocionuar shumë gjatë telefonatës së lamtumirës me princin dhe nuk i kishte mbajtur dot lotët, Cressida ka pasur një tjetër shqetësim, kapelen. Bonas, e cila ishte e dashura e Harry-t prej vitit 2012-2014, rrëfeu se pjesa më e vështirë për të, ishte të vendoste për kapelen.
“Në një dasmë britanike dilema më e madhe janë kapelet. Pse më duken kapelet kaq të ndërlikuara? Shumicën e kohës ju shmangem. Javën e kaluar isha në dasmën mbretërore, në ftesë përcaktohej se të ftuarat duhet të mbanin kapele. Në vend të saj zgjodha disa pupla dhe shpresoj të kem bërë një zgjedhje të përshtatshme.”