Kanye West e ka pranuar se “nuk mund “ të mendojë për emrin e tretë të fëmijës së tyre. Por Kim Kardashian, mesa duket ia ka vendosur emrin së bijës.
Ose të paktën po na konfuzon të gjithëve rreth emrit të saj. Ndjekësit e zjarrtë të yllit të serialit “Keeping Up With Kardashians”, janë “shqetësuar” nga një postim i fundit që ajo ka bërë në Snapchat. Pa asnjë përshkrim, Kim ka publikuar logon e markës “Louis Vuitton”. Fansat kanë filluar të shkruajnë mos vallë Kim e ka quajtur vajzën e saj Louis Vuitton? Do ishte e çuditshme apo jo?