Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj e cila gjithnjë ka patur një kujdes të veçantë për pamjen e saj të jashtme këtë herë ka shpërthyer me një reagim në rrjete sociale, kundër personave që e akuzojnë për përdorim fotoshopi.
“Mirëmëngjes. Për specialistët e photoshopit njoftoj që s’e kam prekur këtë foto. Për ato femra xheloze dhe për ato me profile fallso këtu, ju them: ‘Mos u mërzisni kur të më shikoni. Me Zotin luftë nuk bëhet! Ju përqafoj,”-shkruan këngëtarja. Megjithatë kjo nuk është hera e parë që ka një reagim të tillë ndaj komenteve që vijnë në adresë së saj, e sidomos sa i përket pamjes së jashtme.