Shpërthen Murat Dalkilç kundër të gjithë shkrimeve mbi marrëdhënien e tij me ish gruan dhe Hande Ercel

Showbiz

merbbnurior

Murat Dalkiliç është komentuar së fundmi mbi çdo ngjarje në jetën e tij. Divorci me aktoren Merve Bolugur e më pas fjalët që u hapën rreth lidhjes së tij me Hande Ercel, e sollën Murat në faqe të parë të showbizit.
Këngëtari 34 vjeçar ka patur një “shpërthim” ditët e mëparshme. Kjo, për shkak të komenteve të shumta rreth jetës personale. Murat ka folur kundër kritikëve të cilët herë pas here, kanë analizuar dhe komentuar jetën e tij. Duke përfshirë këtu bashkëjetesën, martesën, divorcin dhe komplet marrëdhënien e tij me partnerin.
“Kjo është jeta ime. Unë nuk do t’i jap llogari askujt përveç Zotit. Nuk do i justifikoj veprimet dhe zgjedhjet e mia tek ju dhe mbi të gjitha nuk do të qëndrojë me një person që nuk dua. Opinioni publik, nuk mund të gjykojë atë ç’ka unë ndiej.”