Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë arratisur drejt Tailandës për të shijuar disa ditë pushimi. Ata kanë vizituar vende të ndryshme të Tailandës dhe sigurisht që nuk kishin si të mos provonin edhe një shëtitje me elefant. Çdokush që shkon në vendet aziatike nuk ngurron të provojë një eksperiencë të tillë, por siç duket jo të gjithë njerëzit e presin mirë këtë gjë. Edhe Gencin e kanë akuzuar se po keqtrajton një kafshë në këtë mënyrë, sepse elefantët duhet të jenë të lirë.
“Mizori ndaj kafshëve. Elefantët duhet të jenë të lirë dhe nuk duhet të të shëtisin ty rreth e rrotull”, – ka shkruar dikush nga ndjekësit në ‘Instagram’-in e Gencit. Siç duket këngëtari nuk e ka mirëpritur këtë koment dhe menjëherë i është kundërpërgjigjur. “Me mijëra shqiptarë në gjendje të rëndë ekonomike me qindra persona të zhdukur, me qindra gra të dhunuara, me mijëra të sëmurë me mijëra raste të dhunës në familje, me probleme të ndotjes së ajrit etj, etj shqiptarët merren me mbrojtjen të drejtave të elefantëve në Azi. More e keni seriozisht ju?”, – ka shkruar Genci.