Aq sa fitojnë ndoshta po aq edhe shpenzojnë! E kemi fjalën për personat e famshëm, pagesa e të cilëve në projekte të ndryshme sa vjen edhe rritet. Së fundmi, të diskutuar në shtypin turk kanë qenë Kivanc Tatlitug dhe bashkëshortja e tij e Basak Dizer. Ata kanë blerë një shtëpi në Ayvalik Cunda, ishulli më i madh në Turqi. Mendohet se vila ka kushtuar plot 1.2 milion lira turke por shpenzimet e tyre nuk përfundojnë këtu. Kivanc dhe gruaja e tij do të shpenzojnë edhe 1 milion të tjera për ta arreduar atë. Githçka do të jetë gati që çifti i njohur të shijojë verën që i pret përpara.