Shpat Kasapi nuk qenka më beqar: Prej kohësh mban të fshehtë historinë e dashurisë!

Showbiz

shpat kasapi
Ndoshta ka pasur arsye që e ka mbajtur të fshehtë lidhjen e fundit të dashurisë, të cilën do ta zyrtarizojë shumë shpejt. Fejesa dhe pas disa viteve ndarja me Afërdita Dreshajn e kanë shoqëruar Shpat Kasapin edhe pas shumë viteve kur dy këngëtarët vijuan jetën e tyre të pavaruar. Shpati iu përkushtua më shumë karrierës muzikore, ndërsa Afërdita, siç dihet, ka kurorëzuar në martesë, një vit më parë, dashurinë me sportistin Jakub Kindl. Por komentet nuk u ndalën.Ndryshe nga lidhja me Afërditën, këtë herë Shpati e ka mbajtur gjithçka të fshehtë, por shumë shpejt do ta zyrtarizojë.

96

Këngëtari i njohur nga Shkupi ka deklaruar se së shpejti do të shpallë fejesën, megjithëse identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën nuk dëshiron ta zbulojë.”Shpati është në një lidhje që do ta zyrtarizojë shumë shpejt, por kur të ketë të reja, vjen lajmi. Është koha, u bëra 33 vjeç. Por kur të ketë diçka për zyrtarizim, do jem unë ai që do e them…” – i garanton Shpati publikut. “Po, fejesë normal që do të ketë. Afër jemi. Takohemi rrallë, sepse ajo është në Kosovë, unë në Shkup, po kontaktojmë falë Zotit me Whatsapp-in”,- përfundoi Shpati pa dashur të zbulojë më shumë për partneren e tij.