Shpat Kasapi emocionon me urimin e tij për…

Showbiz

shpat kasapi
Sot është një ditë e veçantë për këngëtarin Shpat Kasapi. Nëna e tij ka ditëlindjen dhe ai ka vendosur të ndajë një urim emocionues për të në rrjetet sociale.
“Mbretëresha ime, urime ditëlindjen! Të uroj shumë shëndet, lumturi, begati, e suksese në jetë. Nuk shkruaj për ty shpesh sepse atë dashuri që kam për ty mami dua ta mbaj vetëm për vete por sot nuk ja dal dot pa t’i thënë këto fjalë. Ti e di që për mua je shtylla e jetës dhe më ke ndejt pranë gjithmonë, më ke këshilluar, më ke mësuar, më ke kritikuar sa e sa herë por një gjë e di, çdo fjalë e jotja dhe çdo gjë që më ke thënë më ka dal në jetë. Ti nuk je vetëm mamaja ime, por je shok i jetës time. Festofsh gjithmonë shpirt!”- ka shkruar Shpati bashkangjitur fotos së nënës së tij.