Shokon një nga personazhet më të diskutuar: E dija se martesa ime ishte drejt fundit që në muajin e mjaltit

Showbiz

988

Kim Kardashian dhe Kris Humphries ishin të dënuar që nga fillimi. Në emisionin e Andy Cohen në ‘Watch What Happens Live’, Kim rrëfeu me zemër të copëtuar se ajo e dinte se martesa e saj me Kris ishte drejt fundit që në muajin e tyre të mjaltit. Muajt e mjaltit janë zakonisht periudhat më romantike për çdo çift, por për Kim Kardashian, 36 vjeç, martesa e saj me Kris Humphries, 32 vjeç, ishte një dështim.

article 2055751 0E9CED1A00000578 171 634x882

Kim, e cila tani është e martuar me Kanye West, 39 vjeç, pranoi se e dinte se martesa e saj me Kris ishte drejt fundit në muajin e mjaltit. Lidhja e tyre u dokumentua në “Keeping Up With The Kardashians” për të paktën dy sezone, dhe ishte shumë e qartë se ata nuk kishin shumë të përbashkëta.
Fillimisht, ata kishin mosmarrëveshje rreth pjeses se ku të jetonin. Atleti i Atlanta Hawks nuk ishte i interesuar për rritjen e fëmijëve në Los Anxhelos – por Kim donte të kundërtën. Ata gjithashtu nuk mundën të bien dakord se kur duhet të kishin fëmijë. Superstari i basketbollit donte të bëhej baba menjëherë, por Kim ishte e bindur se duhej të prisnin pak kohë.
Në një episod të “Keeping Up With The Kardashians”, Kim pranoi se ende ishte e dashuruar me Kris. “Unë vetëm dua t’i them atij se të desha, dhe ende vazhdoj të të dua. Ke qenë një pjesë e rëndësishme e jetës sime “, shprehej ajo.

large rs 1024x721 140611145642 1024 3kimye wedding kanye west kim kardashian jenner ls.61014
Siç e dimë të gjithë, Kim vazhdoi me Kanye dhe tani ajo ka një familje të mrekullueshme me North dhe Saint.