Në festivalin e filmit në Kanë nuk mund të mungonte aktorja turke Meryem Uzerli. Çdo vit, ajo ka qenë e pranishme dhe paraqitja e saj është komentuar shumë. Megjithatë, këtë vit më shumë se çdo herë tjetër. Si fillim, shkak është bërë fustani i saj transparent të cilën ajo e veshi në ceremoninë e hapjes. Ky fustan ekspozonte format e aktores turke. Megjithatë, as fustani i saj i kuq i veshur në premierën e filmit Rocketman nuk kaloi pa rënë në sy.
