Klea Huta është një nga vajzat më të dashura të ekranit. Të themi të drejtën, ajo nuk njihet për eksperimentime me look-un e saj. Maksimumi, e kemi parë të shndërruar për shkak të roleve. Por, Klea si moderatore, ka qënë përherë zeshkanja me flokët e gjatë brun.
Së fundmi, ajo ka postuar në Insta Story një foto ku ngjan si një sozi e këngëtares Rihanna. Me anë të flitrave dhe efekteve, edhe vetë Klea e ka komentuar ngjashmërinë. “Ehh moj Riri moj motër,” ka shkruajtur ajo bashkangjitur fotos.