Penny Reid është një shkrimtare e njohur amerikane. Për të gjithë lexuesit shqiptarë, ajo është bërë e njohur me romanin “Neandertali kërkon njeriun”, botuar nga Botimet Living.
Megjithatë, Penny nuk është vetëm e dhënë pas letërsisë, ajo është gjithashtu fanse e serialeve turke dhe kryesisht e Can Yaman dhe Demet Ozdemir. Dy protagonistët e “Një puthje në errësirë”, por edhe aktore të tjerë të serialit kanë bërë një video përshëndetëse për aktoren.
Ketë serial e keni ndjekur në Tring VOD dhe së shpejti do të vijë edhe në ekranin e Jolly HD.
E emocionuar, Peeny shkruan në profilin e saj në instagram:
“E dini të gjithë sa më shumë e dua serialin ‘Erkenci Kus'(Puthje në errësirë)? Aktrimi është perfekt, ngjarjet shumë komike, skenari i mrekullueshëm dhe i gjithë kasti po ashtu? E pra, disa nga lexuesit e mi kanë vajtur në sheshxhirim dhe më surprizuan me këtë video ku aktorët më përshëndesin. A nuk janë të adhurueshëm? Faleminderit fansave dhe lexuesve të mi. Si përfundim: ndiqni komedinë romantike Erkenci Kus, është seriali më i mirë në botë”.