Shkoi me nxitim në spital në mes të natës, ja si paraqitet tani gjendja shëndetësore e Birce Akalay!

Showbiz

Birce Akalay, e cila gjatë javëve të fundit është përfolur shumë për jetën private dhe romancën e saj me Hakan Kurtaş, ka përfunduar në spital pas lëndimeve që ka pësuar gjatë realizimit të një skene në xhirimetqë po bëhern aktualisht për projektin e ri ku aktorja do të marrë pjesë. Mësohet se ajo është rrëzuar është lënduar në kraharor.

 

Mësohet se aktorja e ka shkuar me nxitim gjatë natës në një spital privat e shoqëruar nga i dashuri i saj.  Si rezultat i ekzaminimeve u konstatua se lëndimet nuk ishin serioze dhe me anë të trajtimit me medikamente situata shëndetësore e aktores pritet të përmirësohet në pak ditë.

 

Më pas aktorja 40-vjeçare duke dalë nga dyert e spitalit, u përball me gazetarët të cilët i uruan asaj shërim të  shpejtë. Akalay i falënderoi ata për interesin e treguar dhe sqaroi se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar më shumë seç duhej. Në përfundim të intervistës, çifti u  largua me makinën e tyre.