Shkëlzeni bën atë që jemi mësuar ta shohim shpesh nga Armina!

Showbiz

armina shkelzeni

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha po shijojnë disa ditë pushimesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. Jemi mësuar që të shohim shpesh dedikime nga ana bloggeres për personin e saj të zemrës, por duket se edhe Shkëlzeni nuk mbetet pas përsa i përket ndarjes së momenteve të bukura të çiftit.  Ka qenë Shkëlzeni ai i cili publikoi një foto mjaft romantike. Në foton bardhezi Armina ka përqafuar Shkëlzenin, ndërsa ai i puth dorën.

shkelzn

Sikur të mos mjaftonte kjo foto kaq e ëmbël, Shkëlzeni ka bërë edhe një dedikim, ku i shpreh ndjenjat gjysmës së tij. “Më shumë se fjalët”, shkruan ai duke nënkuptuar se foto i thotë të gjitha. Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë çifti i radhës që do të lidhë kurorë, por për dasmën e tyre do të na duhet të presim dhe një vit.