Marrëdhëniet mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë marrë një kthesë tjetër falë një prej fëmijëve të Brad. Brad dhe Jennifer nuk patën fëmijë gjatë martesës së tyre 5-vjeçare edhe pse shpresat për çiftin e artë të Hollivudit ishin të mëdha.
Vajza adoleshente e Brad dhe Angelina, Shiloh, duket se ka shprehur një interes të veçantë ndaj Jennifer dhe dëshirën ta quajë atë ‘mama’ pasi krijoi një lidhje të ngushtë me yllin e Friends para izolimit për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Mediat amerikane kishin raportuar më parë se Angelina i kishte ndalaur fëmijët e saj të takonin Jennifer. Dhe natyrisht lajmet shpërthyen si një tullumbace, kur një burim i brendshëm u shpreh: “Ky do të sihte mankthi i saj më i keq”.
Mediat gjithashtu kanë shkruar se Shiloh donte të kalonte më shumë kohë me Brad. “Shiloh e do nënën e saj. Ajo i do të dy prindërit. Por tani, dëshiron të kalojë më shumë kohë me të atin”, shkruanin tabloidet. Por gjërat morën tjetër kthesë kur 13-vjeçarja e pyeti të atin nëse mund t’i thërriste Jennifer ‘mami’ sipas revistës australiane ‘Neë Idea magazine’.
Javët e fundit ato të dyja kishin kaluar shumë kohë së bashku duke zhvilluar një lidhje të veçantë, edhe pse Brad, Jen ose Angelina nuk kanë bërë asnjë koment për këto lajme. Burime thonë që Jennifer i ka siguruar një rol Shiloh në një projekt në të cilin është e përfshirë edhe vetë dhe zërat thonë se raportet mes Brad dhe Jen janë shumë të mira dhe të afrueshme.
Brad është i lumtur që Shiloh kalon kohë me Jennifer dhe një burim thotë se ata gjithmonë i sheh të qeshur dhe të lumtur.