Shikoni reagimin epik të mbretëreshës me grupin e njerëzve që as ja kishin idenë kush ishte ajo…

Showbiz

Thonë që rastësia është mbret i botës, mirëpo kur rastësia të vendos përballë një prej personazheve më të njohura në botë, mbretëreshës Elizabeth, gjëja e fundit që mund të të shkojë në mendje është ta pyesësh se ku jeton. Por ja që një grup turistësh amerikanë, jo vetëm që nuk e njohën monarken 93 vjeçare gjatë vizitës së tyre në Balmoral, Skoci, por edhe e pyetën nëse e kishte parë ndonjëherë nga afër gjyshen e princave William dhe Harry. Ngjarja është bërë publike së fundmi në shtypin anglez nga një prej ish-oficerëve mbrojtës të mbretëreshës.
Richard Griffin, i cili ka qenë për gati 30 vite një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të mbretëreshës, rrëfeu se turistët u përplasën me mbretëreshën ndërsa ajo shëtiste në rezidencën e saj në Balmoral, por nuk e njohën atë. Jo vetëm që nuk ia kishin idenë se me kë kishin të bënin, por edhe e pyetën nëse ajo e kishte parë së largu ose kishte folur me të.
Sipas Griffin, mbretëresha u përgjigj me shaka se nuk e njihte, si dhe shtoi ‘’Unë jam një qytetare e thjeshtë, nuk kam kohë të lëviz për të parë mbretëreshën, por ky polici e ka parë”, Mbretëreshës i pëlqen të jetojë si në njeri i thjeshtë kur ndodhet në rezidencën e saj Balmoral, të cilën viziton çdo verë. Prona 50,000 hektarë është pronë e familjes mbretërore që nga viti 1852.