Aktorja e njohur e serialit “Ëndërr luleshtrydhesh”, Demet Ozdemir ndodhet aktualisht në Cesme duke shijuar këto ditë të nxehta vere. Ajo është parë duke shëtitur me jet-ski me motrën e saj Derya Ozdemir. Më pas, duke festuar në një tur me varkë nën shoqërinë e mikes së saj dhe njëkohësisht aktores së njohuur Fatma Toptaş.
Demet Ozdemir është përfolur shumë kohët e fundit në media për shkak të një lidhje të mundshme mes saj dhe futbollistit Oğuzhan Özyakup. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë më shumë se sa miqësi.
Ozdemir do të vijë së shpejti në Tring me serialin “Dhoma 309” ku interpreton në krah të Furkan Palali.