Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e “Brit Awards”, në të cilën ndahen çmime lidhur me artistët më të suksesshëm britanikë dhe ndërkombëtarë.
Gjatë parakalimit në tapetin e kuq, nuk mund të mos vëmë re dy këngëtaret shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa. Të dyja janë veshur mjaft bukur dhe pamja e tyre është komentuar mjaft mirë në rrjetet sociale.
Rita Ora kishte veshur një fustan ngjyrë ulliri i zbukuruar me gurë të çmuar ndërkohë look-u i Dua Lipës ishte më i thjeshtë. Ajo kishte veshur një kostum klasik të zi.
Të tjerë emra të njohur që parakaluan në tapetin e kuq janë Ellie Goulding, James Arthur, Ed Sheeran etj.