Meryem Uzerli duket se është fokusuar totalisht në reklamat apo përfaqësimin e brandeve të njohura botërore. Ndonëse nuk e kemi parë më në ekran, Meryem është bërë pjesë e shumë reklamave dhe mund të themi se është duke korrur një sukses të vërtetë.
Së fundmi, ajo ka udhëtuar drejt Dubait, për të qenë pjesë e një sfilate mode. Detyra e vetme e saj? Të paraqitej në event dhe të shijonte mbrëmjen. Për një gjë të tillë, Meryem është pagur plot 150 mijë dollarë, duke qenë se është një personazh mjaft i dashur në vendet arabe.