Pak kohë më parë këngëtarja Demi Lovato kaloi në mbidozë gjatë një feste në shtëpinë e saj (lexo këtu) . Miqtë u përpoqën ta mbanin gjallë duke i dhënë ‘Narcan’ dhe më pas kaloi 10 ditë në spital. Që kur doli nga spitali, Demi nuk është kthyer më në shtëpi, por iu drejtua menjëherë qendrës së rehabilitimit.
Burime për “TMZ” bëjnë me dije se këngëtarja nuk dëshiron që të kthehet më aty për shkak të kujtimeve të hidhura, prandaj ka vendosur që ta shesë. “TMZ” shkruan se banesa ka dalë në shitje për 9,5 milionë dollarë dhe këngëtarja e bleu në shtator të vitit 2016 për 8,3 milionë dollarë.