Gjithçka nisi pasi Anna, e ftuar në një program radiofonik, e pyetur mbi atë që mendon për Fifin, përdori disa terma jo të përshatshëm lidhur me peshën e saj. Pas kësaj, në atë periudhë Fifi postoi një video më përshkrimin:
“Është shumë e thjeshtë. Unë e dua dhe e ndjej veten time”, ky shkrim ka qenë si një përgjigje për aktoren.
Së fundmi e ftuar në një emision tjetër Anna ka folur gjatë jo vetëm për karrierën e saj por edhe jetën private. Anna ka treguar se debati që ekzistuar me Fifin është shuar dhe madje tani janë mikesha të ngushta.
“Publikoi Fifi një këngë të re që mua më pëlqeu dhe e shpërndava në profilin tim. Dhe kështu u pajtuam. Dhe tani jemi mike të mira, flasim çdo ditë bashkë”, tregoi ajo.