“Beer Fest” është një festë që është bërë traditë tashmë në Kosovë. Alban Skënderaj ishte një ndër të ftuarit e mbrëmjes dhe çdo gjë po shkonte shumë mirë, deri në momentin që tre persona patën probleme me njeri tjetrin.
U krijua një sherr ndërmjet tyr, gjë që e bëri Albanin të linte performancën në gjysëm duke i kërkuar tre djemve të ndalonin.
Në njoftimin e policisë thuhej:
“Sot rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për një përleshje në mes të disa personave në afërsi të Pallatit te Rinisë, saktësisht në një event që po mbahet në atë zonë, ku sipas informatave fillestare dy persona janë lënduar. Menjëherë rastit i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë vënë situatën nën kontroll. Lidhur me këtë rast, policia ka shoqëruar në stacion gjashtë persona. Me rastin po merren njësitet përkatëse”