Sot, në ditën e të dashuruarve, të gjithë kanë bërë dedikime apo kanë marrë dhurata të ndryshme. Normalisht, midis tyre ndodhet edhe Jonida Shehu. Gazetarja ka postuar një foto, ku tregon dashurinë nga e cila rrethohet çdo ditë.
“Valentini im i përditshëm”, ka shkruajtur ajo. Dhe ka shumë të drejtë. Si mund të mos ketë, kur çdo ditë shijon rritjen e vajzës së saj dhe dashurinë që i fal bashkëshorti? Në foton ku shihet bashkëshorti duke ushqyer vajzën e tyre, duket se tabloja familjare është mëse e kompletuar dhe plot dashuri.