Shakira tregon pse s’do të martohej kurrë me Pique

Showbiz

Janë njohur që në vitin 2010, kanë dy fëmijë, por kurrë nuk do të shkojnë në altar. Shakira dhe futbollisti i njohur Pique janë një ndër çiftet më të famshme të showbizit dhe postimet e tyre në rrjetet sociale portretizojnë figurën e një familjeje të lumtur, ama ata s’do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Shakira ka zbuluar gjatë një interviste se nuk do të shihet si ‘grua’ në marrëdhënien e tyre.  “Preferoj të më shohë si vajzë, si të dashurën e tij, diçka e tillë si ‘fruti i ndaluar”, është shprehur ajo. ‘Martesa më tremb’.

Kështu ata kanë zgjedhur ta ndërtojnë marrëdhënien e tyre si të dashur të përjetshëm. Shakira dhe Pique janë njohur nën ritmet e ‘Waka Waka’ në kampionatin e vitit 2010. “Unë nuk kam qenë tifoze futbolli, por kur e pashë në video mendova që ishte shumë i bukur. Pastaj dikush na prezantoi”, është shprehur Shakira.