Muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë për Shakirën! Këngëtarja ka qenë rregullisht në krye të artikujve roz që pas ndarjes nga Gerard Pique. Thashetheme të panumërta në lidhje me dashurinë dhe jetën e saj personale kanë shkaktuar zhurmë të madhe gjatë ditëve të fundit. Që nga romanca e re e Piques me Clara Chian, ka pasur spekulime nga më të ndryshmet për këngëtaren e famshme. Ylli i muzikës ka reaguar së fundmi ndaj zhurmës mediatike të shkaktuar nga këto thashetheme.
Shakira i ka kërkuar mediave të ndalojnë spekulimet për romancën me instruktorin e sërfit. E lodhur nga zhurma e mediave dhe me një mesazh të fuqishëm, Shakira i ka bërë të qartë njëherë e mirë situatën. “Në respekt për fëmijët e mi dhe momentet që ata po kalojnë, kërkoj nga mediat t’i ndalojnë këto spekulime. Unë jam përkushtuar tek fëmijët dhe mirëqenia e tyre. Nuk kam asnjë partner.”
Flitet se instruktori i sërfit i ka dhënë mësim familjes për një kohë të gjatë, shumë kohë përpara ndarjes, ndaj dhe i ka dhënë mësim edhe Gerardit. Kështu, nuk është e çuditshme që Shakira dhe fëmijët e saj t’i vazhdojnë ato. Ata gjithashtu u fotografuan ditë më parë në gjykatë teksa ratifikuan marrëveshjen për kujdestarinë e fëmijëve.