Shakira përlotet në klipin e këngës së re/ A i referohet kjo këngë ndarjes nga Pique?

Showbiz

Shakira ka publikuar këngën e saj të re “Monotonia” në bashkëpunim  me këngëtarin portorikan Ozuna dhe duket se kjo këngë i referohet arsyes së ndarjes së saj nga ylli i fubollit Gerard Pique. Teksti i hitit më të ri të këngëtares, është i mbushur me referenca për “narcizmin” dhe qëndrimin “e ftohtë” të një burri.

Ndërsa në videoklip, Shakira shihet duke ecur pa qëllim në një supermarket përpara se të ndeshet me ‘një dashuri të së  kaluarës’, e cila godet kraharorin e saj duke i nxjerrë zemrën vendit. Ylli kolumbian shfaqet e përlotur fillon dhe teksti i këngës fillon me një informacion të cilin ajo deri tani nuk e kishte përmendur si një nga arsyet që çuan në fundin e lidhjes 11-vjeçare me Piquen: “Nuk ishte faji yt, as i imi, por i monotonisë”, theksohet në tekstin e këngës.

Ndërkohë, mbrojtësi i Barcelonës, disa muaj më parë ka konfiruar romancën me modelen spanjolle Clara Chia Marti. Nga ana tjetër, për herë të parë muajin e kaluar në revistën Elle, Shakira foli për ndarjen e saj me Piquen, duke u shprehur se kishte kaluar ditë aq të vështira, ku asaj i ishte dashur të ‘mblidhte pjesët e coptuara të zemrës së sajnga dyshemeja’.