Shakira dukej mahnitëse teksa performoi në finalen e ‘Copa América 2024’. Fituesja e disa çmimeve “Grammy”, i cila për fat të keq nuk pati të njëjtin sukses në jetën e saj private dhe u nda nga ish-ylli i futbollit Gerard Pique në 2022, u ngjit së fundmi në skenë në stadiumin Hard Rock të Miami.
Sipas raportimeve të prestigjozes Daily Mail ajo dukej e mahnitshme veshur në ngjyrë argjendi me bluzën dhe minifundin dhe çizmet e ngjashme, Performancat e saj skenike shoqëroheshin nga trupa e kërcimtarve dhe shtuan në radhët e publikut duartrokitje dhe brohoritje që nuk dinin të ndalnin.
Pak ditë më parë, presidenti i CONMEBOL Alejandro Domínguez duke njoftuar performancën e saj, tha: “Shakira është një yll i jashtëzakonshëm i Amerikës së Jugut që ka mahnitur të gjithë botën. Ne duhet të gjithë ndihemi krenar për të dhe muzikën e saj”.