Shakira sërish përballë problemeve me ligjin

Showbiz

Shakira urdhërohet të dalë në gjyq në Spanjë pasi akuzohet sërish për  mashtrim tatimor që këtë herë kap shifrën e më shumë se 14 milionë eurove.  Këngëtarja e famshme u paralajmërua për herë të parë në korrik se mund të dënohej deri në tetë vjet pasi u akuzua për gjithsej gjashtë akuza për mashtrim tatimor.

Por së fundmi është mësuar se një gjykatë hetuese pranë Barcelonës ka urdhëruar zyrtarisht këngëtaren të dalë në gjyq. Vendimi vjen pas konfirmimit të nënës së dy fëmijëve se ajo kishte refuzuar një marrëveshje jashtë gjykatës që besohet se kishte përfshirë pranimin e saj për mashtrim të thesarit spanjoll gjatë një periudhe trevjeçare midis 2012 dhe 2014. Ajo tashmë ka paguar  shumën gjashtëshifrore.

Por prokurorët e shtetit kërkojnë që Shakira të marrë një dënim me tetë vjet burg nëse ajo shpallet fajtore siç akuzohet në gjyq. Ndërkohë ende nuk është caktuar data për gjykimin, e cila  pritet të zhvillohet gjatë muajve të ardhshëm.