Shakira për ndarjen nga Pique: “Ishte sikur dikush më futi një thikë në gjoks”

Showbiz

Në një intervistë të radhës për ‘Rolling Stone‘, Shakira ka folur për ndarjen e saj të bujshme me futbollistin Gerard Pique. Këngëtarja kolumbiane pranon se pas divorcit ndjeu dhimbje fizike dhe emocionale. “Dhimbja që ndjeva ishte ndoshta më e keqja që kam përjetuar ndonjëherë në gjithë jetën time. Më dukej sikur dikush më kishte goditur me thikë në gjoks. Ndjenja ishte kaq e vërtetë”, tha ajo.Ajo iu referua edhe këngës “Monotonia” që publikoi pas ndarjes. Në këngë ajo vajton lidhjen e saj dhe në video Shakira qëndron para një dyqani dhe në një moment dikush e godet me grusht në gjoks. Shakira zbuloi se ekipi i saj e këshilloi të mos e postonte një video të tillë, por ajo ishte e vendosur.

Kujtojmë se Shakira dhe Pique i dhanë fund zyrtarisht marrëdhënies së tyre afatgjatë në mesin e vitit 2022. Shakira është saktësisht 10 vjet më e madhe se ish-futbollisti i Barcelonës