Shakira në burg? Ja akuzat…

Showbiz

Shakira mund të rrezikojë burgun me akuzën e parajsës fiskale. Ajo mund të përballet me një gjyq në Spanjë pasi pretendohet se nuk ka paguar 14.5 milionë euro detyrime si taksa. Organet spanjolle pretendojnë se kanë indikacione të mjaftueshme që ylli i muzikës kolumbiane të dalë dhe të përballet me akuzat e prokurorëve spanjollë përmes gjyqit.

Nëse shpallet fajtore këngëtarja mund të dënohet me burg. Muzikantja ka këmbëngulur më parë se ajo është e pafajshme për evazion fiskal pasi u mor në pyetje nga një gjykatës spanjoll.
Prokurorët pretenduan se super ylli dështoi të paguajë taksat në Spanjë pavarësisht se ishte rezidente në vend për katër vjet para vitit 2014.

Ndërsa ajo pretendohet të jetë transferuar në Spanjë në vitin 2011 kur u bë publike lidhja e saj me futbollistin Gerard Pique, prokurorët pretendojnë se ajo mbajti vendbanimin e saj zyrtar të taksave në Bahamas deri në vitin 2015 kur filloi të paguante taksa në Spanjë.