Shakira dhe Jennifer Lopez e ndezën skenën e Super Bowl

Showbiz

Në ngjarjen më të ndjekur amerikane të futbollit, dy këngëtaret latine ndezën skenën përmes hiteve të njohura, kërcimeve të shoqëruara nga balerinë, bally dance, pole dancing etj.

E gjithë atmosfera u konsiderua e jashtëzakonshme sepse J.Lo dhe Shakira kënduan 20 këngë në vetëm 12 minuta. Ndryshe nga Justin Timberlake dhe Maroon 5 në vitet e kaluara, këngëtaret u përqëndruan te hitet më të forta.

Shakira, e nisi performancën me “She Wolf”, “Empire”, ndërsa më pas performoi “Kashmir”, cover i Led Zeppelin, dhe “Whenever, Wherever”.

Ajo solli në skenë këngëtarin Bad Bunny, me të cilin këndoi “I Like It”. Pak minuta më vonë, ajo ngriti peshë publikun me “Hips Don’t Lie”.

Jennifer Lopez u shfaq në skenë sipër një instalacioni të Empire State Building teksa këndonte “Jenny from the block”. Disa nga këngët e tjera që performoi J.Lo ishin “I’m Real”, “Get Right” dhe “Waiting for Tonight”.

J.Lo-së iu bashkua në skenë J Balvin për “Que Calor” dhe “Mi Gente”.

Më vonë, vajza 11-vjeçare e saj, Emme, u shfaq papritmas për të kënduar “Born In The USA” dhe “Let’s Get Loud”. Lopez u shfaq e veshur me flamurin e Puerto Rico-s.

Në përgjithësi, shfaqja e tyre u konceptua si një “festë gjithëpërfshirëse”, që “integron kulturat dhe diversitetin”, tha Shakira në konferencën për shtyp.