Beatrix Ramosaj nuk ka harruar se në 1 Prill lejohet të thuash ndonjë gënjeshtër apo të bësh ndonjë rreng e për këtë ka zgjedhur pikërisht mamanë e saj. Kënëgëtarja ka postuar në instagram bisedën me të. Ka qenë Beatrix ajo që i ka dërguar të emës një foto me teste shtatzanie për ta vënë atë në lojë. E ëma duket se është alarmuar dhe e ka telefonuar të bijën menjëherë por kjo e fundit ka dashur të vazhdojë shakanë edhe për pak. “Jam keq”- i shkruan Trixa Antigona Ramosajt.
Megjithatë nuk ka vonuar shumë se këngëtarja i ka treguar të vërtetën të ëmës.