Sfida më e re në Instagram vjen nga Bora Zemani

Showbiz

Moderatorja Bora Zemani ka nisur një sfidë shumë domethënëse për femrat. Nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo ka listuar disa nga padrejtësitë që i bëhen femrave duke mos besuar tek forca e tyre. Ajo i bën thirrje të gjitha femrave të tregojnë që ato munden të bëjnë dhe ato punë të cilat një shumicë e popullsisë mendon që ato nuk kanë fuqi mjaftueshëm t’i përballojnë dot pasi janë femra.

“Dhe meqënëse jemi afër 8 Marsit,mendoj që të bëjmë një sfidë për qejfin tonë.T’i tregojmë të gjithëve që ne mund të bejmë çdo gjë vetë! Prej shumë kohësh shoqëria ka favorizuar lindjen e djemve më shumë sesa të vajzave…një nga arsyet ishte se mendohej se burrat ishin më të aftë se gratë. Ama mendimin se ajo nuk mund të bëjë një punë të caktuar vetëm se është një vajzë, po e zhdukim dalëngadalë. Kam njohur shumë gra e vajza në Shqipëri në profesione që konsideroheshin terësisht mashkullore e që sot na duken shumë normale për to që ia dalin çdo ditë krejt të vetme dhe për ato zonjat e shtëpive që kujdesen për çdo detaj. Jeni të gjitha heroina. Tani ejani të tregojmë të gjitha punët tona të përditshme. Postoni e më dërgoni fotot tuaja duke punuar dhe vini hashtag #PuneGocash”