Duket sikur fati nuk po ju buzëqesh, por ata do të luftojnë deri në fund.
La Casa de Papel ose ndryshe e njohur si Money Heist, një nga serialet më të njohura dhe të preferuara në gjuhën spanjolle në Netflix, vjen së shpejti me sezonin e pestë. Një lajm i mirë dhe një lajm i keq, do të jetë i ndarë në 2 pjesë, do të jetë sezoni i fundit.
Duke parë suksesin e mëparshëm dhe personazhet e veçantë është e sigurt që edhe këtë sezon La Casa de Papel do të na lërë me gojë hapur. Por çfarë do të ndodhë në sezonin e pestë? Do ta grabisë skuadra bankën e SHBA? A do të zhduket çdo bankomat në Europë? A do të hipnotizohet sërish e gjithë bota “Bella Ciao?” Fantazinë ja kemi lënë në dorë Profesorit.
E nëse trailleri është një tregues, duket që këtë sezon ai do të jetë në vështirësi.
View this post on Instagram
Sipas trailerit, Profesori rrëfen çfarë mund të jetë mesazhi i fundit për skuadrën. Nga ana tjetër inspektorja Alicia Sierra e cila e ka kapur profesorin në fund të sezonit 4, duket sikur është duke e hedhur nga diku.
Në të njëjtën kohë, skuadra vazhdon të jetë e mbyllur për mbi 100 orë brenda mureve të bankës në mungesë të një mesazhi nga organizatori I çdo gjëje. I vetëdijshëm për gjendjen e tyre të keqe, Kolonel Tamayo dhe ushtria e tij përfitojnë nga situata dhe planifikojnë hyrjen në Bankën e Spanjës. Raquel duhet të udhëheqë skuadrën në mungesë të profesorit për herë të fundit. Ajo thotë “ Jemi në anën e kundërt të litarit, por nuk do të heqim dorë.”
Por pa një plan, si do ja dalë skuadra?