Sezoni i parë i Familjes Kuqezi: Ja çfarë zbulojnë autorët e serialit komik!

Showbiz

kueqezet
Tashmë i dashur prej të gjithëve, seriali komik “Familja Kuqézi” vjen i ndërtuar sipas modelit amerikan të komedisë. Ai është një prodhim autentik, ku çdo shqiptar gjen veten përmes realitetit të ngjashëm me atë të personazheve. Serial-komedia është një projekt i ideuar 10 vite më parë nga dy autorët e tij, Erion Kame dhe Saimir Gongo, por që mundi të merrte jetë vetëm pak muaj më parë, falë mbështetjes së platformës Tring. “Falënderoj Tring-un, që na bëri pjesë të familjes së tij të madhe dhe së bashku me Sajmirin dhe regjisorin Bledar Linza, kemi bërë një punë gjigante, – shprehet Erion Kame, një prej autorëve të ‘sit.com’-it. – Në fakt, është kontribut i të gjithëve, sepse ajo çka del në ekranin e vogël është pjesë e një pune kolosale.

 640 0 5caf143e16a1c 640 0 5caf13592964e
Ky sezon i parë televiziv, që për “Familjen Kuqézi” ka rezultuar jashtëzakonisht i suksesshëm, do të ketë 24 episode. Për dialoged e tyre, përveç autorëve, bashkëpunojnë 4 shkrimtarë: Edi Oga, Ina Gjonçi, Ledian Gjeçi dhe Besnik Mustafai. Për autorët, ky prodhim është një ëndërr e realizuar, një projekt dhe një sipërmarrje e madhe. Saimir Gongo, autori tjetër i serial-komedisë, thotë se, që në krye të herës synimi ishte që të sillnin një “sit.com”, i cili të kishte në qendër familjen shqiptare, që spektatorët e të gjitha grupmoshave të ndiheshin të përfshirë. “Ne nuk kemi krijuar personazhe të çuditshme, por kemi parë përreth dhe brenda vetes për t’i krijuar ata. Ato çka e bëjnë ‘sit.com’-in tërheqës, janë situatat dhe personazhet që kanë një karakter të caktuar, por që në rrethana të ndryshme veprojnë duke zbuluar elemente të personalitetit të tyre. Pra, janë situatat që shpalosin personazhet dhe këta të fundit përpiqen t’i zgjidhin ato, herë pas here duke krijuar situata edhe më komike”, – shpjegon Saimiri

 640 0 5caf12cd8dafd