Sezoni i dasmave ka filluar, këto janë shumat e çmendura që kërkojnë këngëtarët shqiptarë!

Showbiz

kengetare

Sezoni i verës, për rrjedhojë edhe i dasmave, është më i preferuari sidomos për këngëtarët. Jo se gjatë dimrit të ardhurat e tyre bien, por në verë me të vërtetë që arrijnë majat. Ardhja e emigrantëve të shumtë, netët e gjata të dëfrimeve gjatë verës e dasmat, i bëjnë ata të pasur në një kohë shumë të shkurtër.
Të ardhurat që përfitojnë vetëm brenda një nate janë vërtetë ‘të çmendura’.

Çmimi i tyre varion nga 2000 euro deri në 7000. Ata që kanë qenë në dasma apo evente të gjata e dinë mirë se asnjëri prej këngëtarëve nuk këndon pa pushim, gjatë gjithë natës mirëpo shifra e parave që kërkon është fikse. Mesatarja e kuotës së një dasme për këngëtarët ‘të mirë’ është rreth 5 mijë euro por ka edhe nga ata që guxojnë deri me 10 mijë euro!