Şevval Sam: “Në ditët e sotme edhe muzika tingëllon ndryshe”

Showbiz

Şevval Sam, një nga aktoret kryesore të sagës “Molla e Ndaluar”, që takohet me shikuesit çdo mbrëmje në ekranin e 3Plus si personazhi i Enderit, së fundmi ka folur për lidhjen e fortë me muzikën, albumin “We Love Rock” prezantuar vitin e kaluar para admiruesve të repertorit të saj muzikor dhe projekteve të reja në sheshxhirim. Lidhur me albumin e saj ajo u shpreh: “Ishte një projekt që bëra për të bashkuar gjeneratat, brezin e ri dhe të vjetër“. Ajo ka rrëfyer se ka ende shumë regjistrime të papublikuara  në shtëpi: “Zotëroj një koleksion me këngë dhe disqe në shtëpinë time. Disqet më janë dukur gjithmonë romantike, ndaj kam ruajtur shumë të tilla në koleksionin tim. CD-të dhe kasetat janë zhdukur ngadalë, por unë mendoj se tashmë kemi  filluar të ndjejmë mall për to sepse aty muzika tingëllonte ndryshe nga çdo mjet që po na ofron kjo epokë i dixhitalizuar“.

Sam gjithashtu ka treguar arsyen e ndryshimit të ngjyrës së flokëve duke zbuluar se ky ndryshim ishte një nga kriteret për t’ju përshtatur karakterit të ri në projektin e radhës. ” Në fakt e ndryshova ngjyrën e flokëve për një projekt, por u përshtata shumë dhe zgjodha të mos e ndryshoj , të paktën përgjatë muajve të verës” . Duket se artistja e ekranit dhe skenave muzikore e cila vlerësohet për bukurinë në moshën e saj edhe pse në të 50-tat,   pajtohet lehtësisht me ndryshimin që në fushën e artit kërkohet vazhdimisht.