Şevval Sam, aktorja e cila jetëson personazhin e Enderit në serialin e “Molla e Ndaluar”, të cilin e ndiqni në Vizion Plus, më herët ka tërhequr vëmendjen për energjinë positive dhe komunikimin e mirë me koleget Nesrin Xhavadzade apo Eda Exhe me të cilat argërohej edhe përtej sheshxhirimit, por ato nuk janë të vetmet!
Duket se Sam ka një natyrë miqësore, e cila ndihet menjëherë edhe nga bashkëpuntorët e saj të rinj. Së fundmi artistja ka ndarë publikisht mendimin e saj për kolegen e re Shebnem Donmez, e cila do ti bashkohet kastit në seritë pasardhëse të serialit. Ajo u shpreh se kjo prurje e re e gëzonte pa mas për një arsye të veçantë: Dy aktoret njihen prej kohësh dhe kanë një miqësi të vjetër. Sheval dhe Shebnem, tërhoqën vëmendjen jo vetëm me miqësinë e tyre por edhe me humorin që i karakterizonte. Sam duke qeshur ju drejtua ndjekësve të serialit me fjalët: “Kujdes nga këto të dyja!”.
Nga ana e saj edhe Dönmez nënvizoi se ato kishin akumuluar shumë mall gjatë një kohe të gjatë pa u takuar dhe ky ribashkim, aq më tepër për një projekt të përbashkët, është shumë i vyer për të. “Ka një miqësi shumë të mirë brenda gjinisë dhe konfliktet e brendshme, nuk janë pjesë e këtij projekti jetëgjatë”, ishin fjalët a Donmez. Ky nuk është bashkëpunimi i tyre i parë, pasi edhe më herët dy aktoret kanë ndarë sheshxhirimin në një tjetër projekt të v. 1999. Ndërsa tani, pas 23 vitesh ‘Molla e Ndaluar’, i rikthen në sheshxhirimit sërish së bashku.