Sheval Sam, aktorja që interpreton personazhin e Enderit në “Molla e Ndaluar” hap zemrën dhe rrëfen për herë të parë emrin e të dashurit të saj, me të cilin është e dashuruar prej plot 12 vjetësh. Romanca mes të dyve ishte e njohur për shumëkënd, por fansat janë habitur kur, për herë të parë pas kaq shumë vitesh, Sheval e ka pohuar me gojën e saj këtë fakt. Ai që i ka rrëmbyer zemrën aktores së bukur është muzikanti i famshëm në Turqi, SarpMaden. Të dy ata janë në krah të njëri-tjetrit prej 12 vjetësh, edhe pse janë kujdesur shumë që ta mbajnë larg kamerave jetën e tyre personale. Lidhja e dashurisë është pohuar publikisht vetëm tani, edhe pse shpesh gjatë viteve i kemi parë të argëtohen mes tingush në krah të njëri-tjetrit, apo të bëjnë turne të përbashkët. Tek e fundit, ju e dini që Sheval Sam shkëlqen edhe në këngë, përveçse në aktrim. Po Kush është Sarp Maden? Ai konsiderohet si një nga kitaristët më të rëndësishëm të Turqisë me teknikën e tij unike të përdorimit të instrumentit, si edhe për bashkëpunimet e rëndësishme me emrat më të njohur të muzikës.