Sevda Erginci flet për projektin e radhës/ Zbulon kriteret për pranimin e një ofertë

Showbiz

Sevda Erginxhi,  e cila i dha jetë personazhit të Zejnep Jillmazit, në serialin “Molla e ndaluar”, është parë ditët e fundit në një qendër tregtare, ndërsa ndali hapin dhe foli për planet e pushimeve dhe projektet gjatë verës. Gjithashtu ajo ka treguar se cilat vlerëson si elemente bazike për t’i thënë “Po” një oferte. Erginxhi tregoi se skenari është elementi i parë që i prezantohet çdo aktori, ndaj vlerësimi i ofertës ngrihet mbi të, më pas një analizë e karakterit që duhet të interpetojë është e domosdoshme, pasi mund të ndodh që personaliteti i tij nuk përshtatet kurrsesi me atë të personazhit. “Ne zgjidhemi ne përshtatje me karakterin, por ndonjëherë perpiqemi deri në sforcim t’i përshtatemi dhe kjo cënon cilësinë në aktrim”, shpjegoi aktrorja. Pyetjes nëse nëse ishte një fanse e platformave digjitale apo ekranit klasik, Erginxhi iu përgjigj se i jepte përparësi ekranin klasik. Gjatë intervistës, ajo zbuloi se aktualisht është e angazhuar me xhirime për një projekt të ri, e duke zbuluar detaje tregoi se ky projekt i përket zhanrit komedi romantike. Erginxhi u shpreh se ndihej e emocionuar pëe shkak se iahte hera e parë që i ofrohej një rol në këtë zhanër.