Pas aludimeve se në zemrën e aktorit të famshëm Serkay Tütüncü, ka trokitur një dashuri e re, tani nuk ka më asnjë dyshim për këtë. Njëdeklaratë e parë erdhi nga vetë aktori pasi ai u kap nga kamera duke u puthur me këngëtaren Zeynep Bastık. Ptotagonisti i serialit “Pafajësia”, apo personazhi i shumëserialeve të tjera të transmetuara më herët nga Tring si “A vjen më pas dashuria” “Mësime dashurie” apo “Tragjedi” u shpreh në deklaratën e tij për lidhejn e tij të dashurisë me Bastik: “Nuk e kemi me ngut, jemi në hapat tanë të parë”.
Këngëtarja i dha fund lidhjes së mëparshme vetëm pak muaj më parë dhe shumë prej fansave të saj menduan se aktori i famshëm mund të ishte arsyeja e fshehtë e ndarjes së tyre, tani duket se gjithçka doli në dritë dhe nuk mund të fshihet më. Edhe pse Zeynep Bastık dhe Serkay Tütüncü u panë për një kohë të gjatë të afërt një mënyrë shumë miqësore në shfaqjen “Chaplin”, por megjithatë shkëndijat e para të një tërheqjeje mes tyre duket se reflektuan në shkëmbimin e puthjes çka tregoi shumë për raportin e tyre. Nga ana tjetër këngëtarja tregoi se ata e njohim njëri-tjetrin nga projektet e tyre artistike që më parë por është kjo periudhë e cila po i ndihmon ata të dy të njihen përtej mënyrës sipërfaqësore: “As ne nuk kemi diçka të qartë për ta etiketuar me një emër dhe për tja komunikuar publikut. Duhet të na mirëkuptoni“