Aktori i njohur Serkan Çayoğlu po përgatitet në këtë sezon të rikthehet me projekte të reja. Pas martesës me aktoren e famshme Özge Gürel, partneren e tij në jetë dhe ekran, protagonisti i serialit ” Jetë e Re” ku interpretoi personazhin mbreslënës të Ademit, ka konfirmuar se është gati të rikthehet shumë shpejt në ekran para admiruesve të tij.
Në daljen e fundit publike, ai deklaroi se ishte duke lexuar disa skenare e mes tyre po shqyrtonte cili i përgjigjej kritereve të tij. “Shpresojmë që gjithçka të qarësohet javët në vijim”, deklaroi Çayoğlu i cili duket me këto fjalë, ka bërë me dije se rikthimi i tij në sheshxhirim, është i afërt. Duke falënderuar për mbështetjen njeriun e zemrës, aktori e ka zhvendosur vëmendjen te përkujdesi i Gurel .
Protagonisti, gjithashtu i serialit të paharrueshëm “Stina e Qershive” ,rrëfeu: “Ajo përkujdeset për mua nga veshja deri te vaktet, madje edhe kur unë këmbëngul të vendos vetë. Ozge më bën me të vërtetë të lumtur”, tha ai duke zbuluar se gjithçka po shkon mirë në jetën përtej kamerave dhe skenareve të reja, të cilat presin të marrin jetë në sheshxhirim shumë shpejt .